Lajme

Arrestohen dy burra, ndalën një person dhe i kërkuan dokumentet duke luajtur rolin e policit

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 14 October 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten dy burra pasi duke luajtur rolin e policëve ndaluan një veturë dhe i kërkuan dokumentet.

Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturë është ndaluar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të prezantuar si polic dhe i kanë kërkuar dokumentet personale. Si rezultat i veprimeve policore të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera