Lajme

Arrestohen “drogirashat” e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 05 June 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 3 qershor në rrugën Idriz Seferi në Gjilan ka arrestuar tre persona të cilëve u është gjetur 520.8 gramë marihuanë.

Substanca narkotike e llojit marihuanë është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre, i është gjetur dhe konfiskuar 520.8 gramë substancë narkotike, të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera