Lajme

Arrestohen doganierët për mashtrim në TVSH

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 20 May 2017

Tetë shtetas bullgarë, përfshirë dy doganierë, u arrestuan sot me akuzën për një aferë mashtrimi doganor në mbledhjen e TVSH-së në kufirin bullgaro-maqedonas.

”Tetë shtetas bullgarë përfshirë dy doganierë, u vendosën në paraburgim me akuzën për pjesëmarrje në një grup kriminal të organizuar për kontrabandë dhe krim kibernetik”, tha për median zëdhënësja e prokurorisë, Roumiana Arnaoudova.

Doganierët e akuzuar kishin instaluar një pajisje që mundësonte zhdoganimin në distancë të ngarkesave të automjeteve, duke u siguruar një avantazh vendimtar konkurrues. Pajisja bënte të ditur se TVSH ishte paguar për këto mallra, ndërsa në fakt nuk ishte kryer.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera