Lajme

Arrestohen disa persona në Zubin Potok

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 30 November 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar në cilësinë e të dyshuarve, disa persona në fshatrat e Zubin Potokut gjatë së shtunës.

Arrestimet ndodhën pas bastisjeve që Policia i realizoi në këtë rajon, duke sekuestruar edhe disa materiale të ndryshme.

Arrestimet i konfirmoi edhe kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës së sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, vendin ku ndodhi shpërthimi i kanalit të Ibër Lepencit.

-Advertisement-

Kurti në një deklarim për mediat tha se për shpërthimin është përgjegjës një grup i strukturuar dhe i dirigjuar nga Serbia. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera