Lajme

Arrestohen 6 persona në Vushtrri pasi dyshohet se vodhën veturën e 27 mijë eurove në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 19 October 2019

Pas një pune operativo – hetimore që ka kryer policia e Pejës, ka identifikuar të dyshuarit të cilët më 24 shtator, gjatë natës në Pejë, kishin vjedhur veturën “Mercedes Benz A200”, me ngjyrë të kuqe, e që sipas viktimës vlera e saj ishte rreth 27 mijë euro.

“Me datën 19.10.2019, nga ora 06:00 Policia e Kosovës, konkretisht, Stacioni Policor Pejë, në bazë te urdhëresës se Gjykatës Themelore – Pejë , në përkrahje edhe të njësiteve tjera, ka realizuar bastisjen dhe kontrollin e shtëpive të personave të dyshuar në pesë lokacione në komunën e Vushtrrisë.

Gjatë bastisjes janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar:

-Advertisement-

Y.K.     (1978)          m / k / shqiptar

Xh.K.   (1981)          m / k / shqiptar

B.H.     (1984)          m / k / shqiptar

A.K.     (1976)          m / k / shqiptar

A.K.     (1997)          m / k / shqiptar

A.M.    (1979)          m / k / shqiptar”, thuhet në njoftimin e policisë.

E gjatë bastisjes të këtyre personave, është gjetur armë e narkotikë, shkruan gazeta inFokus.

“Në shtëpinë e të dyshuarit të parë dhe të dytë, janë gjetur dhe konfiskuar një armë ‘AK47’, një pistoletë dhe 30 fishekë të kal.7.62×39 mm dhe 7.65 mm. Në po të njëjtën shtëpi, është gjetur edhe një jelek antiplumb dhe një peshore për matjen e substancave narkotike.

Për armët e gjetura, stacioni policor në Vushtrri, ka iniciuar rastin “Mbajtje në pronësi, kontrollë të pa autorizuar të armëve”, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë të të dyshuarit të gjashtë, është gjetur narkotik e dyshuar e llojit marihuanë

Pas intervistimit, Prokurori i shtetit të gjithë të dyshuarave ju ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

“Vetura e viktimës është gjetur dhe konfiskuar dhe e njëjta pas ekzaminimit i është kthyer prapa në posedim pronarit legjitim.

Është përpiluar Kallëzimi Penal kundër të dyshuarëve dhe është proceduar në Prokurorin Themelore Pejë”, përfundon njoftimi i policisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera