Lajme

Arrestohen 3 shtetase të Serbisë në një lokal nate në Gostivar

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 25 February 2019

Punonjësit e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë – Stacioni policor në Gostivar, dje (24-shkurt) prej orës 01:35 deri në 02:00, kanë kryer aksion kontrolli në objektin hotelerik në rrugën “JNA” në Gostivar, pronë e 35-vjeçarit E.A. nga fshati Llakavicë i Gostivarit.

Gjatë kontrollit në objekt janë ndaluar 4 femra, prej të cilave 3 shtetase të Serbisë dhe një Shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Tri shtetaset e huaja, të moshave 24, 29 dhe 33 vjeçe, janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin policor të Gostivarit dhe më pas janë dorëzuar në Njësitin për krime ndërkufitare, migracion, të huaj dhe riatdhesim, ndërsa diku më vonë janë dërguar përpara gjykatësit për kundërvajtje në Gjykatën Themelore Gostivar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera