Arrestohen 29 persona!
Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 20 May 2017
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve ka arrestuar 29 persona.
Kështu thuhet në raportin që Policia ua ka dërguar mediave, të cilin të plotë dhe pa asnjë ndërhyrje do ta gjeni më poshtë.
RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
IMPORTIM FURNIZIM TRANSPORTIMI SHITJE E PAAUTORIZUAR I ARMËVE
Prishtinë 19.05.2017 – 06:25. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Serb janë gjetur dhe sekuestruar: 2 fishekë, një kornizë, një spirale metalike me pajisje për pastrim të armëve dhe një karikatorë pushke. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE
Prishtinë 19.05.2017 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i dyshuar për veprën penale të lartcekur, i kërkuar nga Gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
PKK Hani i Elezit 18.05.2017 – 09:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.
fillim RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
Raport shtesë
MASHTRIM
Rr. Medllin Ollbrajt, Gjilan 10.05.2017. Në lidhje me rastin raportohet se pas hetimeve të zhvilluara më 19.05.2017 është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar mashkull K/Shqiptar. Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të veturës ndërsa pjesët tjera dyshohet se janë shitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Gjilan 18.05.2017 – 23:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Hamzë Jashari, Ferizaj 19.05.2017 – 13:30. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë prej 6.9 gramë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Ferizaj 19.05.2017 – 07:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Ferizaj është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Lipjanit.
fillim
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
· Prizren 18.05.2017 – 21:30. Gjatë kontrollit në veturën e tre të dyshuarve meshkuj K/Shqiptarë është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë prej 2.64 gramë. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
· Dragash, Prizren 19.05.2017 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e të llojit marihuanë në peshë rreth 3.82 gramë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar katër bimë Canabis Sativa. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
ZJARRËVËNJE
Rr. Sali Bytyqi, Prizren 19.05.2017 – 15:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një parcelë toke prej 7 ari e mbjellë me fidanë. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendngjarje dhe kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
INCIDENT ZJARRI
Suharekë 19.05.2017 – 01:10. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri kati i parë i shtëpisë së tij. Njësiti zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarri. Dyshohet se deri te zjarri sipas viktimës ka ardhur si pasojë e një kablloje elektrike. Nuk raportohet për të lënduar.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Adem Jashari, Prizren 19.05.2017 – 21:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit një mashkull K/Shqiptar.
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Demostratat 1981, Pejë 19.05.2017 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri AK/47 dhe 136 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
KANOSJE
Rr. Adem Jashari, Pejë 17.05.2017 – 11:30. Me 19.05.2017 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar.
PRISHJE E RENDIT
Pejë 17.05.2017 – 12:10. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar rastin ne fjale. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
GJETJE E MJETIT TË PA SHPËRTHYER
Fsh. Dresnik, Klinë 19.05.2017 – 13:45. Ankuesi mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke punuar në arën e tij, kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, gjersa njësiti për deminim i FSK ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar .
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Aeroporti i Prishtinës 19.05.2017 – 20:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një mashkull K/Shqiptar.
INCIDENTET KRIMINALE
BLERJE, POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Sefedin Xërxa, Rahovec 19.05.2017 – 05:50. Si rezultat i punes dhe hetimeve intensive te zyrtareve policor, janë arrestuar 8 të dyshuar meshkuj Shqiptarë (6 shtetas të Kosovës dhe 2 shtetas të Shqipërisë) pasi gjatë kontrollit policor në 5 lokacione të ndara kanë gjetur dhe konfiskuar 11.6 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: 1 pistoletë 5 vetura, 6 telefona celularë si dhe disa dëshmi tjera relevante për rastin. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
NXITJE E URRETJES, PËRQARJES OSE MOSDURIMIT KOMBËTAR
Gjakovë 19.05.2017 – 14:00. Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare nën dyshimin se e njëjta ka ofenduar në baza racore dhe etnike viktimën femër K/Egjiptiane . E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE
Skenderaj 19.05.2017 – 12:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka kanosur verbalisht dy vikama meshkuj K/Shqiptarë punëtorë të KEDS-it derisa ishin duke i shkyçur rrymën për shkak të mos-pagesës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
PROTESTË
Sheshi Adem Jashari, Skenderaj 19.05.2017 – 11:55. Raportohet se rreth 400 pjesëmarrës të shoqatave të dalur nga lufta kanë protestuar duke shprehur pakënaqësitë e tyre rreth burgosjes së një personi. Rreth orës 12:20 protestuesit janë shpërndarë të qetë.
fillim
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar
fillim
INCIDENTET KRIMINALE
KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT
Fsh. Kërstec, Dragash 19.05.2017 – 08:10. Janë arrestuar katër të dyshuar tre meshkuj dhe një femër shtetas-e të Shqipërisë pasi që të njëjti kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë depërtuar në pikën më të afërt të kufirit për në shtetin e tyre.
DHËNJE E RYSHFETIT
Hani i Elezit 19.05.2017 – 10:15. Një i dyshuar mashkull Serb shtetas i Serbisë drejtues i një automjeti transportues u kishte ofruar zyrtarëve policor 10 € para ryshfet me pretekst se donte ti qeraste me nga një kafe. Zyrtaret policor e kane vepruar ndaj tij duke e ndaluar dhe pastaj me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
STATISTIKAT E PERGJITHESHME
Aksidente fatale |
00 |
Aksidente me të lënduar |
15 |
Aksidente pa të lënduar |
29 |
Tiketa trafiku të shqiptuara |
1265 |
Arrestime |
29 |
Në mbajtje |
11 |
Në vuajtje të dënimit |
04 |
Me respekt,
Zyra per informim e PK-se
Të tjera
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...