Arrestohen 22 persona për mosrespektim të “Orës Policore”
Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 28 March 2020
Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona pasi nuk e kanë respektuar vendimi e qeverisë për lëvizje të kufizuar.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjakovë, Prizren, Suharekë, Glloboqicë , Mitrovicë, Vushtrri, Gjilan, Malishevë dhe në Rahovec.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona në regjionin e Prishtinës, pasi të njëjtin nuk e kanë respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemies. Tri raste kanë ndodhur në Bërnicë të Epërme, një në Lupç dhe një në Fushë Kosovë.
Të pestë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Edhe në Gjakovë janë arrestuar pesë perona pasi të njëjtit nuk e kanë respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Që të pestë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren pasi kanë lëvizur në kohë të “Orës Policore”.
Arrestime ka pasur edhe në Suharekë janë arrestuar dy persona pasi nuk e kanë respektuar urdhërin e policisë për ndalim të qarkullimit.
Edhe në Glloboqicë janë ndaluar dy të dyshuar një burrë kosovarë dhe një femër pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Në Mitrovicë janë arrestuar dy persona pasi nuk e kanë respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë.
Në Vushtrri është arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Në Gjilan është arrestuar një i dyshuar mashkull , pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po ashtu edhe në Malishevë është arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në Rahovec është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Të tjera
-
Kurti përmendi marrëveshjen Thaçi-Daçiq, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak
Pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përkujtoi 11 vjetorin e arritjes së m...
-
15 filma në konkurrim për çmimet Tiantan në Festivalin e Filmit të Pekinit 2024
15 filma nga e gjithë bota, po konkurrojnë për çmimet Tiantan në Festivalin e...
-
Kurti: I ftoj qytetarët t’ia ndërpresin mandatin kryetarëve në veri, nëse mendojnë se nuk kanë qeverisur mirë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për procesin e referendumit të 2...
-
KQZ miratoi listën e qendrave të votimit në veri , Ahmetaj: Janë 23 lokacione në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 21 prill
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimi...
-
Ambasada e ShBA-së në Kosovë i publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka publikuar numrat ku viktim...
-
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe A...
-
200-vjetori i ndarjes nga jeta i poetit anglez, Lord Bajron
200 vjet më parë ndahej nga jeta poeti romantik anglez, Xhorxh Gordon Bajron ...
-
Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë – Dollc, Kurti: I kemi shpëtuar 150 milionë euro
Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në c...
-
Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar ushtrimet e ushtrisë serbe...
-
Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që...
-
Arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore m...
-
Alejtin Berisha, presidenti i UNI – Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman
Presidenti i UNI powered by Arizona State University, Alejtin Berisha, ishte ...