Lajme

Arrestohen 2 shqiptarë me drogë në Greqi, shpallen në kërkim 3 të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 20 August 2017

Dy shqiptarë, 22 dhe 31 vjeç u arrestuan nga policia greke në zonën pyjore Kotilo, në Kostur, pasi u kapën duke transportuar drogë.

Policia sekuestroi 78 kilogram marijuanë dhe mësohet se në total ishin 5 trafikantë që po kalonin drogën në Greqi, të cilët u pikasën nga kamerat termike. 3 prej tyre janë shpallur në kërkim. Dyshohet se ata janë futur në tokë shqiptare.

Trafikantët kishin braktisur 5 çanta me 66 pako me saktësisht 78 kg 460 gram marijuanë. /LAPSI.AL/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera