Lajme

Arrestohen 2 persona  për falsifikim te mallrave dhe parave/FOTO

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 12 May 2017

Policia e Kosovës ka arrestuar 2 persona për ’kontrabandim dhe falsifikim të mallrave’ si dhe ‘falsifikim të parave, transmeton infokusi.com

Te dyshuarit n fabrikat e tyre, në fshatin Dumnicë e Podujevës dhe Vragoli të Fushë-Kosovës, kishin pajisjet me të cilat bënin ripaketimin e mallrave të cilave u kishte skaduar afati i përdorimit dhe ato sërish i futnin në treg për shitje.

Njoftimin e plotë të Policisë mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

:Arrestohen dy (2) persona nën dyshimin e bazuar për ’kontrabandim dhe falsifikim të mallrave’ si dhe ‘falsifikim të parave’

Sektori i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, pas hetimeve intensive të kryera, lidhur me veprimtarinë kriminal të të dyshuarve, që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e veprave penale të kontrabandë së mallrave dhe falsifikimin e tyre, gjithashtu edhe falsifikimin e parave. Këta të dyshuar n fabrikat e tyre, në fshatin Dumnicë e Podujevës dhe Vragoli të Fushë-Kosovës, kishin pajisjet me të cilat bënin ripaketimin e mallrave të cilave u kishte skaduar afati i përdorimit dhe ato sërish i futnin në treg për shitje.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 12 maj 2017, në rajonin e Prishtinës (në tri lokacione), ka ndërmarrë operacion policor, me ç’rast janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar, si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Në këtë operacion kishim asistencën edhe nga Doganat e Kosovës, ATK. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, inspektorët e MTI-së, dhe Njësitë e Specializuara të Policisë.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit:

 L. H. lindur me 1983 m/sh/k

 F. H. lindur me 1984 m/sh/k

Si prova materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:

 1120 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,

 mallra të ndryshme ushqimore, të cilat ishin me afat të skaduar (i njëjti mall është

asgjësuar nga AUV.

 makinat me të cilat kryhej ripaketimi i mallrave të skaduara

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera