Lajme

Arrestimi i të dyshuarit për kërcënimin e prokurores, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 11 January 2020

Sot rreth orës 22:00 është arrestuar njëri nga personat e dyshuar që e ka kërcënuar prokuroren Drita Hajdari.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Baki Kelani

“Lidhur me rastin në fjalë, pas hetimeve intensive dhe veprimeve policore, është arrestuar një person i dyshuar. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente është duke vazhduar procedurat e mëtejme ligjore”, ka thënë Kelani për Gazetën Express.

-Advertisement-

“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore në bashkëpunim edhe koordinim me prokurorinë kompetente”, ka thënë Kelani.

“Lidhur me rastin në fjalë, pas hetimeve intensive dhe veprimeve policore, është arrestuar një person i dyshuar. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente është duke vazhduar procedurat e mëtejme ligjore”, ka konfirmuar Kelani

Hajdari ishte prokurore në rastin e ashtuquajtur “Pronto”, ku të akuzuar ishin Adem Grabovci dhe të tjerë – të gjithë të liruar nga akuzat me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Hajdari është kërcënuar pas një interviste në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ku ishte e ftuar për vendim e Gjykatës për lirimin e 11 të akuzuarve në rastin “Pronto”.

“Ty të kisha vjerr në shesh dënim”, është një nga kërcënimet që ajo ka marr gjatë natës së mbrëshme nga një qytetarët, gjatë intervistat së saj ku po transmetohej live.

“Oj kudër se s’ki t’i faj jo, po ne si popull se u duft me ardh me të ngre mas veturës teri sa të del bre idijote me gjithë këta tjerët”. “Jo linqime po duhet me të vjerr mori kriminele”, janë kërcënimet që i ka marrë Hajdari.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë dënuar kërcënimin me likuidim fizik dhe kërcënimet e tjera, të bëra ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera