Lajme

Arrestimi i Spahiut, Kurti: Nuk pranojmë të normalizohet sjellja jonormale e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 11 June 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas arrestimit të ish-policit Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe.

Duke shpërndarë reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kurti u shpreh se sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranohet të normalizohet.

“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë”, shkroi Kurti.

-Advertisement-

Edhe zyrtarisht, MPJD-ja konfirmoi arrestimin e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale, Arbnorit, më 7 qershor, në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.

“Më 9 qershor, rreth orës 20:00, ai doli para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Suboticë, ku iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Aktualisht, z. Spahiu ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Suboticë.

Sipas deklarimeve të familjarëve dhe avokatit mbrojtës, akuzat e ngritura ndaj z. Spahiu kanë të bëjnë me rastin e Banjskës. Ata i konsiderojnë këto akuza tërësisht të pabazuara dhe të fabrikuara, duke theksuar se z. Spahiu ka përfunduar shërbimin në Policinë e Kosovës që nga viti 2022 dhe prej asaj kohe jeton në Gjermani së bashku me familjen e tij” deklaroi MPJD-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera