Lajme

Arrestimi i Krasniqit, reagon edhe ish-kryeministri slloven Janez Jansha, e lidh me Martin Berishaj

Autori: Gazeta inFokus 00:30 | 20 April 2023

Arrestimi i drejtorit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi përveç reagimeve të shumta në vend, ka ngjallë reagime edhe më larg.

Ish-kryeministri slloven Janez Jansha, ka shkruar në Twitter, duke e cilësuar gjithë aksionin e Policisë së Kosovës dhe arrestimin e Krasniqit, si rezultat i zbulimeve të bëra në rastin Berishaj- GEN- Golob.

“E fundit: Arrestimet dhe bastisjet e shtëpive në industrinë elektrike të Kosovës, me sa duket rezultat i gjetjeve të hetimit të rastit Berishaj – GENI – presidentit Golob,”-ka shkruar Jansha.

-Advertisement-

Drejtori menaxhues i KEK-ut, tashmë gjendet prapa grilave, i arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera