Lajme

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, njoftohen Zyra e BE-së, ambasada e ShBA-së dhe Britanisë në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 05 January 2024

Ministria e Punëve të Jashtme, ka reaguar pas arrestimit të Hasan dhe Xhavit Dakës, ku ky i fundit tashmë është liruar, nga policia serbe në Merdarë.

Në reagim, MPJ-ja bëri të ditur se për arrestimin e Hasan dhe Xhavit Dakës janë njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, ambasada e ShBA-së në Beograd dhe ajo e Britanisë së Madhe.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

-Advertisement-

“Zyra Ndёrlidhёse e Republikës sё Kosovёs nё Serbi, do tё paraqes kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitojё z. Hasan Daka, nё mёnyrё qё shteti dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet z. Daka nga organet serbe” thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, MPJ-ja i ka ftuar të gjithë qytetarët që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi të kontaktojnë në këtë numër telefoni: +383 46 51 00 51.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera