Lajme

Arrestimi i “Bio Mulakut”: Prokuroria iu bën thirrje të gjithë atyre që u dëmtuan nga ai të lajmërohen në polici

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 18 July 2024

Ditë më parë Policia e Kosovës, arrestoi dy persona në Vushtrri, në mesin e të cilëve ishte Nazmi Mulaku i njohur në rrjetet sociale si “Bio Mulaku” i cili pretendonte se ishte mjek popullor.

I njëjti ndodhet në masën e paraburgimit prej 30 ditësh. E, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u ka bërë apel të gjithë të dëmtuarve nga “mjeku” në fjalë dhe personi tjetër që të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

-Advertisement-

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga personat me iniciale N.M, dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti”, ka thënë Preteni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera