“Arrestimi është masë e rëndë, Isni Kilaj është treguar bashkëpunues” – Flet avokati i Kilajt, Iain Edwards
Autori: Sylejman Sylejmani 16:39 | 05 December 2024
Avokati Isni Kilajt, Iain Edwards ka deklaruar se arrestimi i Isni Kilajt nga Specialja, ka shumë mundësi që ndërlidhet me përgatitjen e aktakuzës ndaj tij.
Në një deklarim për Gazeta Infokus, Edwards ka thënë se informatën për arrestimin e Kilajt, e morri me mëngjes nga një familjar i ish-kryetarit të Malishevës.
“Ndjesia ime është që ky është një proces në kontekst të aktakuzës së prokurorisë, të asaj që është vendosur nga gjyqtari në Dhomat e Specializuara. Përsëri, gjithçka di është që po raportohet në mediat e Kosovës, por është raportuar se ai është një nga disa njerëzit që janë arrestuar në Kosovë këtë mëngjes, dhe nëse ky është rasti, atëherë kjo më sygjeron se janë disa lëvizje në lidhje me pretendimet kundër tij dhe të tjerëve”, ka thënë Edwards.
Arrestimin e Kilajt, Edwards e vlerëson si një masë të rëndë, pasi thotë se deri më tani ai është treguar mjaft bashkëpunues me Specialen.
“Një prej gjërave që po më befason mua, është që nëse ky është rasti, që ai është arrestuar për shkak se ka pasur zhvillime në lidhje me aktakuzën kundër tij, unë jam më shumë i befasuar që a i nuk është urdhëruar që të dorëzohej vet në gjykatë, në vend se të arrestohej..Nëse gjykata e dëshiron atë në Hagë, gjykata ka mundur thjeshtë ta pyes atë ose ta urdhëroj atë që të vie në Hagë, dhe ai do ta kishte bërë. Ai vullnetarisht do të dorëzohej në Hagë”, ka theksuar Edwards.
Nën masa të rrepta, Isni Kilaj ishte liruar nga paraburgimi në maj të këtij viti. Ai vazhdoi të mbetej si i dyshuar, mirëpo u lirua pas një dorëzanie prej 30 mijë eurove.
Me rastin e lirimit, Specialja kishte njoftuar se kërkesa e shyqrtimit të aktakuzës ndaj tij ishte pezulluar dhe se do të paraqitet një aktakuzë e ndryshuar. Tash, Specialja ka njoftuar se aktakuza e ndryshuar është dorëzuar, por ajo ende nuk është bërë publike.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, zhvilloi sot në Kosovë një aksion të gjerë, duke e arrestuar edhe vëllain e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, Fadil Fazliun. Në zyret e EULEX-it është shoqëruar edhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, si dhe është bastisur shtëpia e ish-ministrit të drejtësisë, Hajredin Kuçi. /Gazeta Infokus
Të tjera
-
Policia po heton vdekjen e një personi në Fushë Kosovë
Një trup i pajetë është gjetur dje në një banesë në Fushë Kosovë, është duke ...
-
Zhduket një burrë në Gjilan
Një burrë është raportuar i zhdukur dje në Gjilan. Sipas policisë, per...
-
Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës
Në 19 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik, Ibrahim Rugova, nën or...
-
Cilat janë vendimet e Trumpit në ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë?
Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, Presidenti Donald Trump nënshkroi...
-
Vazhdon gjykimi në Hagë për rastin “Thaçi dhe të tjerët”
Edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon procesi i g...
-
Osmani uron sekretarin amerikan të shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Marco Rubio, i cili është konfirm...
-
Mot sot i vranët, me reshje shiu dhe bore
Sot parashikohet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje të herëpashers...
-
Një tërmet i fuqishëm godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 6 goditi Tajvanin këtë të hënë, sipas Qendrës Sizmolo...
-
Hamza sot vazhdon fushatën zgjedhore në Suharekë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, të ...
-
Në ditën e parë në detyrë, Trump falë 1,500 persona të akuzuar për përfshirje në sulmin ndaj Kapitolit
Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë përmes një urdhri e...
-
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Prej gati tre muajsh, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në burgun ...
-
Sot përkujtohet presidenti Rugova në 19-vjetorin e vdekjes së tij
Bëhen 19 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai ndrrojë jetë më 21 ...