Lajme

Arrestimet s’e ndalin PSD-në, sot do ta mbajnë një tjetër aktivitet në qendër të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 19 January 2021

Fiks një javë më parë, një aksion protestues i Partisë Socialdemokrate te stacioni qendror i Policisë në Prishtinë shkoi keq pasi Policia arrestoi me forcë rreth 15 aktivistë të këtij subjekti politik.

Megjithatë, PSD-ja e Dardan Molliqajt nuk do të ndalet. Një aktivitet tjetër i kësaj partie është paralajmëruar se do të mbahet sot pranë Katedrales në kryeqytet, me fillim nga ora 13:00.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të kësaj partie ishin arrestuar me forcë afër stacionit qendror të Policisë në Prishtinë të martën që shkoi.

-Advertisement-

Kjo kishte nodhur pas një aksioni protestues të ndërmarrë nga aktivistë të këtij subjekti politik, përfshirë vetë Molliqajn, të cilët duke shkruar në muret e stacionit të Policisë, kishin shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qasjes së Policisë karshi partive politike që po i shkelin masat kundër koronavirusit.

“Për partitë tubime, për qytetarët dënime”, kishin shkruar aktivistët e PSD-së në murin e stacionit policor.

Pas lirimit, ata thanë se janë rrahur nga policët brenda pasi ishin arrestuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera