Arrestimet nga Specialja, Klinaku: Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë
Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 05 December 2024
Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL e UÇK’së, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale po vazhdon “gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”, duke u referuar raportimeve për disa arrestime që janë kryer sot.
Përveç arrestimit të ish-Komandantit të UÇK’së, Isni Kilaj, Klinaku ka përmendur edhe raportimet mbi arrestimin e ish-Shefit të AKI’së, Bashkim Smakaj, duke shtuar se ka informata edhe për arrestimin e Fadil Fazliut, vëllait të dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu.
“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar Klinaku.
Arrestimin e Kilajt për Gazetën Express e ka konfirmuar djali i tij, Blend Kilaj. Ai ka thënë se arrestimi është kryer rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Ai thotë se nuk informacione mbi arsyen.
“Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit është arrestuar babi. Nuk kemi informacione diqka se pse ka ndodhë arrestimi prapë”, ka thënë Blendi.
Kilaj ishte arrestuar edhe në nëntor të vitit të kaluar, nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë.
Ai ishte liruar me kusht në mars të këtij viti. Lirimi i tij me kusht është mundësuar pas dhënies së dorëzanisë prej 30.000 eurosh.
Të tjera
-
100 vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Loiseau: Numërimi i fletëvotimeve me praninë e kamerave edhe në qendra komunale
Misioni i BE-së në Kosovë për herë të shtatë do të vëzhdoj zgjedhjet në Kosov...
-
Paqja do i rikthejë familjen, shqiptaro-palestinezi: Më ka marrë malli për përqafimin e nënës
Ahmed Jaber nga nëna është shqiptar, ndërsa nga babai palestinez. Që prej ...
-
Shahin Dervishaj: Kur dëgjon nga afër hallet e qytetarëve, e sheh rëndësinë e angazhimit të vërtetë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj, po vazhdon taki...
-
PDK me tubim të madh në Podujevë, Hamza: Zgjedhjet e 9 shkurtit moment vendimtar për të ardhmen
Kandidati i PDK-së pët Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Shkëlqim Devolli takon shefin në ardhje të CIA-s, John Ratcliffe, flasin për zhvillimet në Kosovë
Sipërmarrësi kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili po qëndron në Washington DC pë...
-
Presidentja Osmani ka ftesë mirëpo nuk shkon në inaugurimin e Donald Trump
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë ...
-
Besnik Tahiri: Me AAK-në rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurt
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë s...
-
Deputeti Ferat Shala vazhdon takimet me qytetarë gjithandej Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, po vazhdon vizitat e ...
-
Bedri Hamza: Obiliqi është zemra energjetike e Kosovës, ky qytet meriton ma mirë
“Zemra energjetike e Kosovës”. Këtë cilësim ia ka dhënë qytetit të Obiliqit, ...
-
Mërgim Lushtaku: PDK e vetmja parti që e ka vërtetuar që realizon projekte konkrete
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Mërgim Lushtaku, ka r...
-
Rama nxit emigrantët të kthehen: Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët, jo më për ne
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nxitur emigrantët që të kthehen dhe t...
-
Kandidati i PDK-së për deputet, Shahin Dervishaj realizon një takim të veçantë, pranon si dhuratë një libër
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, ka ...