Lajme

Arrestime të reja për sulmin në Mançester

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 29 May 2017

Policia britanike arrestoi edhe dy veta në lidhje me sulmin terrorist në Mançester.

Përmes një deklarate, policia njoftoi se ka arrestuar një 19-vjeçar dhe një 25-vjeçar nën dyshimet për terrorizëm.

Njëzetedy veta kanë humbur jetën dhe mbi 60 të tjerë janë plagsour nga sulmi vetëvrasës në një sallë koncertesh në Mançester, javën e kaluar.

-Advertisement-

 

Sulmuesi është identifikuar sei Salman Abedi, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Në total, policia ka arrestuar 15 veta, nën dyshimet se kanë lidhje me sulmin, përfshirë edhe vëllain e Abedit, Ismail.

Dy janë liruar pa ndonjë akuzë, ndërsa 13 të tjerë mbeten në paraburgim.

Në findjavë, kryeministrja britanike, Theresa May, tha se niveli i kërcënimit terrorist në Britani është ulur nga “kritik” në “i rëndë” dhe se trupat ushtarake do të ndalojnë së patrulluari në rrugë, porse publiku “duhet të mbetet vigjilent”.

Gazeta Times raportoi se rreth “23,000 ekstremistë xhihadistë, që jetojnë në Britani, janë identifikuar nga zyrtarët e inteligjencës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera