Lajme

Arrestime në një objekt hotelierik në Bogovinë të Tetovës

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 12 May 2017

Dymbëdhjetë vajza, nga të cilat tre shtetase të huaja dhe nëntë nga Maqedonia janë kapur mbrëmë gjatë një bastisje të policisë në objektin hotelerik “Baci” në Bogovinë, pronë e N.Sh. (33). Vajzat kanë qenë të moshës 18 deri në 42 vjeçare dhe janë angazhuar si këngëtare dhe valltare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësi i policisë SPB Tetovë, Marjan Josifovski deklaroi se bastisja është realizuar nga ora 23:00 deri në mesnatë me urdhër gjyqësor.

“Tre shtetaset e Kosovës dhe një nga Serbia, pas arrestimit dhe mbajtjes së shkurtër në Stacionin policor Tetovë për shkak të dyshimit për përfshirje në trafikim me njerëz dhe keqpërdorim të qëndrimit tiuristik janë dorëzuar në Sektorin për krim tejkufitar, migrim, të huaj dhe riatdhesim. Nëntë personat femra nga vendi ynë, pjesa më e madhe nga Shkupi, janë lëshuar, ndërsa pronari i objektit N.Sh. është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “plaçkitje”, deklaroi Josifovski.

Ai shtoi se punohet për zbardhje të plotë të të gjitha detajeve rreth qëndrimit dhe angazhimit të personave femra në këtë objekt hotelerik, njofton AIM.

-Advertisement-

Sipas të dhënave të policisë, vitin e kaluar në rajonin e SPB Tetovë, janë zbatuar 22 aksione kontrolli në objekte hotelerike. Në to, gjithsej janë zbuluar 68 shtetase të huaja – 36 nga Shqipëria, 16 nga Serbia, nga 6 nga Kosova dhe Bullgaria, 2 nga BeH-ja dhe nga një nga Sllovenia dhe Mali i Zi.

Në kontrolle janë gjetur 40 vajza nga Maqedonia në mosha të ndryshme. Edhe vajzat e huaja edhe ato nga Maqedonia janë angazhuat si këngëtare dhe valltare. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera