Lajme

Arrest shtëpiak të dyshuarit për plagosjen e vëllait të Rexhep Selimit

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 22 January 2018

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh të dyshuarit me inicialet Xh.N. i cili dyshohet se është i përfshirë në incidentin ku mbeti i plagosur Islam Selimi, vëllai i deputetit Rexhep Selimi.

Lajmin për caktimin e masës së sigurisë për kallxo.com e konfirmoi, avokati i Xh.N, Leon Përlaska.

Plagosja e Selimit ka ndodhur me 19 janar të këtij viti në Komoran.

-Advertisement-

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës njoftoi se kishte arrestuar si të dyshuar personin me iniciale Xh.N.

Të dielën Prokuroria kishte kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera