Lajme

Arrest shtëpiak për Blerim Ramadanin deri në vendimin për ekstradim në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 03 August 2024

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, është liruar nga paraburgimi në burgun e Shkupit.

Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak në Shkup, ku do të qëndrojë deri më 16 gusht.

“Pas kërkesës së personit Blerim Ramadani, Gjykata Themelore e Tetovës e zëvendëson masën e paraburgimit efektiv me masën arrest shtëpiak deri në ekstradim në Republikën e Serbisë”, ka thënë gjykata në Tetovë.

-Advertisement-

Ramadani është ndaluar në pikën kufitare të Jazhincës, me kërkesë të Interpolit të Serbisë, ku kërkohej për krime të dyshuara kundër civilëve në periudhën që nga fillimi i luftës në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera