Lajme

Arrest shtëpiak ndaj zv/sekretarit të ministrisë i arrestuar për keqpërdorim të detyrës

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 09 October 2024

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe ia ka caktuar masëm e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, Izedin Bytyqit, zv/ssekretar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ai u arrestua dje nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke i shkaktuar dëm buxhetit të vendit rreth 6 milionë euro.

Lajmin për masën e sigurisë e ka konfirmuar edhe Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

-Advertisement-

Bashkë me Bytyqin, për këtë rast është hetuar edhe zyrtari Naser Hafizi për keqpërdorim të detyrës, shpëlarje të parave dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare.

Ai nuk është gjetur në vendbanimin e tij dhe dyshohet se është jashtë vendit.

Gjatë bastisjeve të zhvilluara dje janë sekuestruar dëshmitë:

1. Një (1) revole e tipit MAUSER-WERKR me dy (2) karikator me nga shtatë (7) fishekë, dhe një kuti me pesëdhjetë e katër (54) fishekë 9 mm.

2. Tridhjetë e katër (34) fletë dokumente të ndryshme.

3. Tre (3) telefona, një (1) IPhone 15 ProMax, një (1) IPhone 12 ProMax, një (1) IPhone 11 ProMax

4. Shtatëmbëdhjetë (17) USB.

5. Tre (3) llaptop HP.

6. Katër (4) shtëpiza kompjuteri si dhe

7. Dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera