Lajme

Arrest shtëpiak ndaj tre të dyshuarve për falsifikim të dokumenteve

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 21 March 2022

Është caktuar masa e arrestit shtëpiak për tre të dyshuarit F.XH, H.H dhe J.GJ për falsifikim të dokumenteve.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se të pandehurit janë njoftuar nga gjykata që nëse e shkelin këtë aktvendim, mund t’iu caktohet masa e paraburgimit, përcjell Klankosova.tv.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.XH, H.H dhe J.GJ e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera