Lajme

Arrest shtëpiak ndaj një personi për sulm seksual

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 02 Qershor 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit B.A i dyshuar për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit B.A e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

“Të pandehurit B.A masa e arrestit shtëpiak i është caktuar në bazë të nenit neni 183 paragrafi 1, nën paragrafët 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 187, paragrafi 1, nën paragrafi 1.2, pikat 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy