Arratisja e turistëve italianë mori “dhenë”, flet pronarja në Berat! A u penduan për videon?
Autori: Gazeta inFokus
16:06 | 19 August 2023
Prej katër ditësh një nga lajmet kryesore në Shqipëri dhe më pas në Itali ka qenë “arratisja” e katër turistëve pa paguar nga një restorant në Berat.
Videoja që doli nga kamerat e sigurisë së restorantit mori “dhenë” duke u përhapur me shpejtësi në të gjitha mediat. E gjithë ngjarja u zhvillua teksa kryeministrja italiane, Meloni ndodhej në Vlorë me pushime.
Duke parë xhiron në rrjetet sociale, Edi Rama i tregon homologes së tij për “bëmën” e patritorëve të saj. Meloni urdhëron ambasadorin italian në Tiranë të shkojë në Berat dhe të paguajë faturën, rreth 80 Euro.
Kryeministrja sqaroi se lekët u paguan nga xhepi i saj duke i dhënë fund debatit në Itali nëse paratë dolën nga buxheti i taksapaguesve.
E gjitha shërbeu si një reklamë mjaft e mirë për restorantin. “Pastë dorën e mbar hajduti” ose t’i përdorini ato lekë për një gjë të mirë” tha pronari në momentin e parë sapo doli video në media.
“5Pyetjet.al” kontaktoi përmes numrit të kontaktit të vendosur në faqen e Facebook-ut ku reklamojnë biznesin me pronaren e restorantit që shërben edhe si hotel për ta pyetur se çfarë mendon tani që kjo u bë një çështje vajti lart, deri tek dy kryeministrat duke u bërë ndërkombëtare?
“Nuk kemi asgjë për të thënë tjetër përveç asaj që kemi thënë” tha fillimisht ajo. Më pas shtoi se “sot erdhën edhe këta të bashkisë”. Por përse? “Nuk e di” tha më tej zonja.
Por a është penduar që e publikoi videon me rastin? “Kjo nuk ka të bëjë me pendesën, ne e kemi nxjerrë në një moment të caktuar. Kaq kam për të thënë…” deklaroi pronarja.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...



























