Lajme

“Arratisja e Grujevskit dhe Boshkovskit mund të jenë ndihmuar nga policia sekrete”

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 29 July 2017

Në planin për arratisjen e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit ka mundësi të jenë të përfshirë persona operativ të policisë sekrete, shprehet ish shefi i kontrollit të brendshëm në MPB, Voislav Zafirovski.

Sipas tij, Grujevski edhe më tej konsiderohet si person shumë i fuqishëm në polici dhe nuk është për t’u habitur nëse merr logjistikë nga kolegët të cilët e kishin atë shef në Drejtorinë e Pestë.

Ndërsa ish-gjykatësi Valentin Zafrov, konsideron se duhet të vërtetohet përgjegjësia tek të gjithë gjykatësit që morën vendim për paraburgimin e Grujevskit dhe Boshkovskit.

-Advertisement-

Ai thotë se ata lejuan dhjetë ditë që të akuzuarit të arratisen, të organizojnë atë, destinacionin dhe lëshimin e mjeteve.

“Kur ne shqiptonim paraburgim, para se ta dorëzojmë vendimin, që mos të ikë i akuzuari, thërrisnim policinë për të asistuar gjatë dërgimit të tyre në paraburgim”, theksoi Zafirov.

Sipas aktakuzave të Prokurorisë Speciale, Grujevski dhe Boshkovski janë përgjegjës për përgjimin ilegal, por edhe për shkatërrimin e një pjese të pajisjeve për regjistrimin e bisedave telefonike./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera