Lajme

Arratisja e Blerim Ramadanit nga arresti shtëpiak, MPJD del me një deklaratë

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 15 August 2024

Sot në media u raportua që ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është arratisur nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), kanë thënë se Ramadanit i është ndërruar masa e sigurisë nga arresti shtëpiak, në kthim në paraburgim.

Sipas MPJD-së, Ramadani ishte në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme.

-Advertisement-

Por, se nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth raportimeve për arratisje.

“Ju njoftojmë që Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut është njoftuar nga avokati i Ramadanit se është ndërruar masa e sigurisë nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim, në kohën kur i njëjti ishte në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme”, ka thënë Leutrim Sahiti, këshilltar politik në MPJD.

Derisa shton se informacione tjera zyrtare nuk kanë pranuar nga autoritetet relevante të Maqedonisë së Veriut.

Gjykata Themelore Penale në Shkup me datë 8 gusht 2024 ka marr vendim për mosekstradimin e Blerim Ramadani në Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera