Lajme

Arratiset mitrovicasi që tentoi ta fuste me dhunë një vajzë në veturë

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 17 March 2022

Një vajzë ka raportuar në polici se një person i dyshuar ka tentuar ta rrëmbente atë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të martën në Mitrovicë.

Gjithashtu, është bërë e ditur se ankuesja ishte duke ecur në, derisa i dyshuari ka tentuar ta fuste me dhunë në veturë.

-Advertisement-

Policia ka njoftuar se vetura ka qenë e tipit “Opel Corsa”, me ngjyrë të zezë dhe me targa 02.

Ndërkaq, është bërë e ditur se i dyshuari, pasi që nuk ka arritur ta rrëmbente vajzën, është larguar ne drejtim të panjohur.

“Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera