Lajme

Arratiset i burgosuri që po trajtohej në spitalin e psikiatrisë

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 05 September 2021

Një burgosur që po trajtohej në spitalin e psikiatrisë në Qëndren Klinike Universitare të Kosovës, është arratisur.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Infokus.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:41.

“Është raportuar se nga reparti i psikiatrisë në QKUK ka ikur i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë i burgosur. Gjatë tentimit për ta ndal të dyshuarin një dëshmitar mashkull  kosovar ka pësuar lëndime të lehta trupore“, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

 

Të tjera