Sport

Aro Muric në portë, Manchester City kalon në finale (VIDEO)

Autori: E.M 22:37 | 23 January 2019

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore më rezultat minimal 1-0, si mysafir i Burtonin në ndeshjen e dyte gjysmëfinale të Carabao Cup, shkruan Gazeta inFokus.

Djelmoshat e Guardiolas e siguruan finalen e Carabao Cup, pas rezultatit të përgjithshëm 10-0.

Golin e vetëm në këtë takim e ka realizuar Kun Aguero në minutën e 26-të.

-Advertisement-

Kujtojmë se “Qytetarët” në ndeshjen e parë të luajtur në “Etihad Stadium” e deklasuan Burtonin më rezultat 9-0.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arjanet Muric, arriti ta mbajë portën e paprekur edhe sonte./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera