Sport

Aro Muric flet për herë të parë që nga kalimi tek Girona

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 22 September 2020

Gardiani i kombëtares së Kosovës, Aro Muric, nga ky sezon do tek klubi spanjoll, Girona, shkruan Gazeta inFokus.

Muric ka qenë në formë huazimi tek Nottingham Forest por që nuk pati shumë hapësirë. Mungesa e minutave e ka shtyer 21 vjeëarin që të bëj një lëvizje, duke kaluar kështu tek klubi spanjoll.

Në një konferencë për media, portjeri i Kosovës ka thënë që i pëlqen futbolli spanjoll, prandaj edhe ka marrur këtë vendim.

-Advertisement-

“Më pëlqen mënyra se si luhet futbolli në Spanjë, prandaj edhe kam ardhur tek girona”, ka thënë ai.

Muric ka qenë startues nga minuta e parë në ndeshjen që Girona luajti fundjaven që shkoj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera