Rozë

Arnold Schwarzenegger “thyen” karantinën, del një xhiro me motorr në qytet (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 02 April 2020

Kohët e fundit dhuroi 1 milion dollarë për pajisje dhe mjete mjekësore që do të shërbenin në luftën kundër koronavirusit. Vazhdimisht u bën thirrje njerëzve, përmes rrjeteve sociale, që të qëndrojnë në shtëpi.

Por me kohën e mirë në Los Anxhelos, Arnold Schwarzenegger nuk i rezistoi tundimit për të “thyer” karantinën, e për të dalë për një xhiro me motor.

Ish-Guvernatori i Kalifornisë, 72 vjeç, u fotografua bashkë me një mik ndërsa shëtiste në rrugët gjysmë bosh të qytetit, i shoqëruar sigurisht edhe nga rojet e sigurisë, ndërsa ishte veshur si në rolin ikonë, “Terminatori”, me çizme dhe xhup lëkure.

-Advertisement-

Ai poston shpesh foto dhe video në rrjetet sociale, ku tregon mënyra të ndryshme për të kaluar kohën e lirë në karantinë, i ndihmuar edhe nga oborri i madh që ka në shtëpinë e tij luksoze ne Los Anxhelos.

Pasi publikoi në Instagram vendimin për të dhuruar 1 milion dollarë, në llogarinë që kishte ngritur njerëzit iu përgjigjën thirrjes duke mbledhur edhe 500 000 dollarë të tjerë.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy