Rozë

Arnold Schwarzenegger shtrihet në spital, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 23 October 2020

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se ishte shtrirë së fundi në spital.

Arnold Schwarzenegger përmes një postimi në Instagram, ka shqetësuar fansat për shëndetin e tij, shkruan lajmi.net.

Ai publikoi fotografi nga spitali, përmes së cilave tregpo se kishte një ndërhyrje në zemër dhe tani ka një valvulë të re.

-Advertisement-

Por, aktori tregon se tashmë është mirë me shëndet, andaj ka pasur rastin të shëtitet në rrugët e Cleveland dhe falënderon ekipin e mjekëve për kujdesin.

Menjëherë pas këtij postimi, ai pranoi komente të shumta nga fansat, të cilët luten që aktori të gëzojë shëndet të plotë.

“Falë ekipit në Klinikën Cleveland, unë kam një valvulë të rë të aortës për të shkuar së bashku me valvulën time të re pulmonare nga operacioni im i fundit. Ndihem fantastik dhe tashmë kam ecur në rrugët e Cleveland duke shijuar statujat tuaja të mahnitshme. Faleminderit për çdo doktor dhe infermier në ekipin tim!”, ka shkruar Schwarzenegger.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera