Sport

Arnis Latifi nënshkruan për skuadrën kroate NK Solin

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 04 September 2018

Mesfushori 21 vjeçar nga Gjilani, Arnis Latifi ka nënshkruar me ekipin kroat, NK Solin nga Spliti..

Latifi i cili ishte pjesë e disa skuadrave në kampionatin belg ka vendosur që të ndryshojë mjedis dhe pas disa negociatave ka firmosur me ekipin nga Spliti gjatë ditës së martë.

Kalimi i Latifit në këtë skuadër veçse e pasuron futbollin kroat me një tjetër futbollist shqiptar, pasi në këtë verë edhe Mirlind Daku i Llapit ka firmosur për NK Osijek, Lumbardh Dellova i Lirisë te Hajduk Split, sikurse edhe Bleart Tolaj i Vëllaznimit që ka nënshkruar me Hajdukun e Splitit.

-Advertisement-

Në skuadrën e famshme kroate është transferuar edhe Emir Sahiti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera