Lajme

Armend Zemaj tregon kur do të bëhen pagesat për stafin teknik shëndetësor

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 29 October 2020

Protestat disa javëshe të stafit teknik mbështetës në QKUK dhe shërbimet tjera publike spitalore e kanë arritur qëllimin, pasi atyre do t’iu paguhen shtesat prej muajit korrik deri në fund të vitit njëherësh.

Këtë e bëri të ditur, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e sotme plenare, pas pyetjes së deputetit të PDK-së, Kujtim Gashi.

“Sot kemi realizuar një bashkërendim të asaj kosto që mund të mbulojë Qeveria e Kosovës. Shtesat do t’i marrin edhe për muajin korrik dhe gusht. Këta 1603 staf mbështetës teknik që kanë mbetur, por edhe katër muajt që i bie për 6 muaj do të paguhet për njëherësh”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera