Lajme

Armend Zemaj reagon pas ardhjes së vaksinave kundër koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 04 May 2021

Ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas ardhjes së 4,680 vaksinave në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Zemaj ardhjen e vaksinave e ka quajtur si lajm të mirë.

MSH tregon si do të vazhdojë vaksinimi pasi në Kosovë të vijnë 4600 vaksina anti-covid

-Advertisement-

“Ardhja e 4 mijë e 680 vaksinave të Pfizer, është lajm i mirë. Austria përveç këshillimeve që i kemi pasur na shtriu dorën me vaksina, ashtu si gjatë historisë. Çdo vaksinë është e mirëseardhur”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera ka thënë se gjatë vizitës së tij në Vjenë, në takim me ministrin federal të Shëndetësisë, z. Rudolf Anschober, Zemaj ka theksuar se miqësia e popullit austriak për popullin tonë është vlerë e veçantë. /Gazeta inFokus/

Ardhja e 4 mijë e 680 vaksinave të Pfizer, është lajm i mirë. Austria përveç këshillimeve që i kemi pasur na shtriu…

Posted by Armend Zemaj on E martë, 4 Maj 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera