Lajme

Armend Zemaj publikon dokumentin, sipas tij këshilltari i Hajrulla Çekut paguhet mbi 5 mijë euro në muaj

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 07 April 2023

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj tashmë ka publikuar edhe dokumentin në bazë të të cilit pretendon se ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku paguan një këshilltar më shumë se 5000 euro në muaj.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Zemaj ka thënë se përfituesi i kësaj shumë në muaj, ka ndryshuar edhe CV-në, pasi thuhet të ketë qenë pjesë e një OJQ-je, që poashtu ka përfituar 20 mijë euro nga MKRS.

“Ministri Çeku e quajti “ gënjeshtër “ kontraten e “super” ekspertit të Ministrisë që po paguhet 5,560 euro në muaj. Mashtruesi i cili e ka larguar nga CV-n e tij që ishtë pjesë e OJQ-së EC Ma Ndryshe që poashtu ka marrë 20.000 euro nga MKRS.Çka duhet me ju thanë ktyre?“, shkroi ndër tjerash ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera