Lajme

Armend Zemaj po e “lufton” Covidin me konferenca, gjithçka tjetër jashtë kontrollit

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 27 October 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, si duket është me i interesuar të merret me konferenca për medie, sesa me hallet e qytetarëve, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi thirrjet e qytetareve të Kosovës, të cilët dëshirojnë të kontaktojnë Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë për ndihmë rreth koronavirusit, po hasin në veshë të shurdhër.

Në numrin e publikuar 038 200 80 800 në faqen e IKSHPK-së, nuk përgjigjet askush.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka provuar për disa herë të telefonojë në këtë numër, mirëpo askush nuk e ka hapur telefonin.

E Infokus ka shkruar për këtë problem edhe javë më herët, ku në redaksinë e Gazetës Infokus kishin ardhur disa ankesa nga qytetarët, të cilët shpreheshin të zhgënjyer me mos përgjegjësin e Institucioneve të Shëndetësisë.

Lexo edhe: SKANDALOZE: Qytetarët ankohen se IKSHPK-ja nuk përgjigjet në telefonin për COVID-19

Më poshtë gjeni videon ku Gazeta Infokus provon të telefonoi IKSHPK-në, por telefonata edhe kësaj radhe është e dështuar, pasi askush nga IKSHPK nuk përgjigjet.

Kujtojmë që numri i rasteve të infeksioneve ditëve të fundit është rritur. Në 24 orët efundit në Kosovë janë infektuar edhe 197 persona me koronavirus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera