Lajme

Armend Zemaj për Arben Vitinë: Iku nga detyra ministri më i dështuar

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 01 October 2021

Ish ministri i Shëndetësisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar sot pas dorëheqjes nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Zemaj në një postim në Facebook shkruan se ai në të vërtetë do të duhej të shkarkohej ose të jepte dorëheqje si pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë.

“Sot, iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më populliste. Thënë ndryshe e lëshoi detyrën për të synuar një detyrë të re, duke lënë të nënkuptohet se ishte bërë ministër me qëllim që nesër të synon të bëhet kryetar komune.

-Advertisement-

Në të vërtetë, fillimisht ai duhej të shkarkohej apo të jepte dorëheqje të parevokueshme si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë, ku për pasojë i theu të gjitha rekordet e zeza në botë për vdekshmëri dhe numër të të infektuarve me COVID-19.

Pra, papërgjegjësinë e dëshmoi. Paaftësinë e vulosi. Rekordet e zeza që vet i arriti, po dhe vet i theu.  Dështimit nuk mund t’i ikë”, shkruan Zemaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera