Lajme

Armend Zemaj merr vendim të rëndësishëm për katër komunat veriore

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 08 July 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot gjatë ditës do të dorëzojë në Qeverinë e Kosovës kërkesën që katër komunat e pjesës veriore të Kosovës të trajtohen me prioritet.

Gazeta inFokus, nga burimet brenda Qeverisë merr vesh se në Komunën e Mitrovicës së veriut, Zubin Potokut, Leposavicit dhe Zveçanit, do të vendosen masat e reja nga qeveria e Kosovës sipas kërkesës së ministrit të Shëndetësisë.

Kjo kërkesë vjen pas shtimit të rasteve me rezultat pozitiv me Covid-19.

-Advertisement-

Sipas burimeve të gazetës inFokus, ky vendim do të propozohet nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemja.

Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës do të vendosen dhe zbatohen masat sipas qeverisë së Kosovës dhe se asnjë masë tjetër nuk do të zbatohet, raporton inFokus.

Ky vendim i ekzekutivit vjen pas vlerësimit te situatës nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës si rezultat i rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera