Armend Zemaj me kritika të shumta për qeverinë Kurti, ja çfarë thotë për shëndetësinë në vend
Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 24 May 2022
Ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverinë aktuale për gjendjen me e shëndetësisë në vend, shkruan Gazeta Infokus.
Ai në emisionin Doktor Plus, që është prodhim i Gazetës Infokus, ka thënë se i vjen keq që shëndetësia nuk është në fokus nga kjo qeveri.
“Mu më vjen keq por tash nuk është në fokus shëndetësia nga kjo qeveri, fare nuk është ta quajmë as në agjendën primare qoftë edhe në ato legjislative, dhe më së pakti ekzekutive, sepse ndalesa e pagesës qysh në start ka tregu që këta kanë pak interesim të mbështesin stafin shëndetësor në pjesët financiare, gjykimi i tyre që po mund të ikin lirshëm dhe mund të kërkojnë jetë dhe perspektivë më të mirë ashtu ad hoc (përkohshme) analizë, është ofendimi i dytë që është bërë, dhe e treta është një lloj shtese prej 60 eurove që është një lloj lëmoshe dhe që është ofenduese për të gjithë ata”, është shprehur Zemaj në Doktor Plus.
Po ashtu, ai shtoi se mjekët që po largohen nga Kosova, nuk largohen vetëm se kanë dëshirë por janë nga mungesat e shumta në kushtet e punës dhe jo vetëm.
“Askush nuk e lëshon vendin e vet formën vetëm dëshirore ose se është diçka më mirë në ndonjë shtet perëndimor ose në një shtet më të largët, andaj këto janë ato defektet të cilat po shihen në këtë mandat qeverisës dhe nëse nuk ka në rikthim të fokusit që po e shohim fatkeqësisht ose nuk duket fare që ekziston një ministër i shëndetësisë ose një ministri e shëndetësisë që të i mbrojë punëtorët e vet që e ka detyrim ligjor edhe kushtetues, atëherë mendoj që zëri kërkesave dhe i arsyeve por edhe zëri opozitar duhet të jetë shumë më i lartë se zëri qytetar sepse kem të bëjmë më pacientin dhe me qytetarin”, ka deklaruar Zemaj./Gazeta Infokus/
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...