Lajme

Armend Zemaj mbledh mjekët në Kliniken Infektive, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 15 October 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mëngjesin e së enjtes ka qëndruar në Kliniken Infektive.

Ai është takuar me drejtorin e SSHKUK-së, Valbon Krasniqi dhe me drejtoreshën e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha si dhe stafin menaxhues të Infektives.
Zemaj ka thënë se temë e diskutimit ishte përgatitjet për muajt e ardhshëm, shkruan Gazeta Infokus.

“Bashkë me ushtruesin e detyrës të drejtorit të SSHKUK-së, dr.Valbon Krasniqi dhe me drejtoreshën e Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj-Berisha por edhe me stafin menaxhues, biseduam si të ecim tutje, në mënyrë që rrjedha e pandemisë në ditët dhe muajt në vijim mos të na zë të pa përgatitur”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Poashtu Ministri ka bërë të ditur që në vazhdim do të angazhohen edhe një numër i profesionistëve shëndtesor.

“Si ministër dhe si Qeveri e Kosovës, zotohemi se do të jemi afër në çdo kohë, vlen të ceket se u janë vazhduar kontratat edhe 200 punëtorëve shëndetësor dhe për tre muaj, po që përkrahja financiare për mantil bardhët do të vazhdoj edhe në muajt e ardhshëm”, ka shkruar Zemaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera