Lajme

Armend Zemaj i uron shërim të shpejtë Vjosa Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 17 November 2020

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i ka uruar shërim kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, e cila ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Zemaj ka thënë se i uron shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në punët dhe detyrat e saj.

“Më lejoni të lutem për shëndetin e kryetares së Kuvendit pasi kishte rezultuar COVID pozitiv, i dëshiroj shërim të shpejtë dhe rikthim në punët dhe detyrat e saj që i takojnë”, tha ai.

-Advertisement-

Se ka rezultuar pozitiv me covid-19, Osmani e ka konfirmuar vetë përmes një njoftimi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera