Lajme

Armend Zemaj e bën llugë!

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 23 September 2020

Kur mendohej se u sqarua përfundimisht bartja e maskave në veturë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka rikthyer këtë dilemë tek qytetarët.

Ai ka thënë se tashmë kanë hartuar udhëzuesin për bartjen e maskës.

“Bartja e maskës do të jetë obligative. Vetëm nëse je i vetëm në veturë nuk do të detyrohesh ta mbash maskën. Çdo person i dytë duhet me qenë me maskë”, sqaroi Zemaj në Klan Kosova.

-Advertisement-

Edhe nëse në një veturë të gjithë janë anëtarë të së njëjtës familje?

“Pa marrë parasysh edhe nëse janë të së njëjtës familje, dikush mund të jetë potencialisht shpërndarës i infeksionit”, tha Zemaj.

Kjo deklaratë del të jetë kundër scarimeve të deritashme të ministrisë së Shëndetësisë, të cilën e udhëheqë vetë Zemaj, shkruan Gazeta inFokus.

Në fillim të muajit, kur në media u raportua se një person në Gjilan është dënuar nga policia pasi nuk ka mbajtur maskën në veturë, Ministria e Shëndetësisë doli me sqarimin se qytetarët nuk kanë nevojë të vendosin masat mbrojtëse në veturë.

Zëdhënësi i MSH’së, Faik Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook sot ka sqaruar se në cilat raste janë qytetarët janë të obliguar të mbajnë maskën e në cilat jo, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas grafikës të cilën e ka publikuar ai, qytetarët nuk kanë nevojë të vendosin maskën kur janë në veturë me njerëz me të cilët jetojnë së bashku, apo edhe në shtëpi.

Në këtë mënyrë pjestarët e të njëjtës familje nuk detyroheshin të bartin maska./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera