Lajme

Armend Zemaj: Do të vazhdojmë me masat e ndërmarra deri më tani

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 22 February 2021

Të gjitha masat e marra deri më tani për të parandaluar përhapjen e pandemisë, do të vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i shëndetësisë, Armend Zemaj në një mbledhje të mbajtur gjatë ditës së hënë me Komitetin për Vlerësimin e Situatës me COVID-19.

“Ne duhet të vazhdojmë masat rigoroze nëpër komuna duke i klasifikuar ato sipas ngjyrave, të vazhdojë mbikëqyrja strikte në çdo institucion dhe të ketë kufizime në të gjitha vendet ku ka grumbullim të vendeve. Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse. Përdorimi i maskave, dezinfektimi e të gjitha këto. Inspektoratet duhet ta respektojnë patjetër ligjin antiCOVID”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera