Sport

Armend Thaqi: Kjo ishte ndeshja e parë, do të jem i gatshëm për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 18 November 2020

Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi, ka debutuar sot për herë të parë më kombëtaren e Kosovës në një ndeshje zyrtare, shkruan Gazeta inFokus.

Thaqi u inkuadrua në minutat e fundit të takimit, i cili i takoj ‘Dardanëve’ pasi arritën të fitonin me rezultat minimal, 1-0.

Pas ndeshjes, Thaqi në një intervistë për Supersport, ka dekaraluar së do të jetë gjithmonë i gatshëm për Kosovën.

-Advertisement-

“Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare dhe nëse trajneri vendos, do të jem gati edhe për të ardhmen.

Superliga ka lojtarë cilësorë që mund t’i ndihmojnë Kosovës, por vendos trajneri se kush ftohet dhe kush luan” përfundoj Thaqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera