Sport

Armend Thaqi ftohet nga Kosova për ndeshjen ndaj Moldavisë

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 17 November 2020

Kosova nesër pret Moldavinë, në kuadër të ndeshjeve të nëntorit në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas burimeve të IndeksOnline mësohet se pas Mirlind Dakut, tekniku Bernard Challandes ka ftuar për takimin e nesërm edhe mbrojtësin e Ballkanit, Armend Thaqin.

Thaqi ka qenë i ftuar edhe më parë nga ‘Dardanët’, kurse në ndeshjen e miqësore ndaj Suedisë ai është inkuadruar në lojë.

-Advertisement-

Përballja me Moldavinë luhet nesër në ‘Fadil Vokrri’ më fillim nga ora 20:45./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera