Sport

Armend Thaqi flet para derbit me Dritën

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 19 October 2020

Ballkani dhe Drita takohen në derbin e javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Të dy këto skuadra e kanë nisur në mënyrë fantastike edicionin e ri të Superligës, me suharekasit që kanë fituar pesë ndeshje dhe kanë barazuar një, në gjashtë takime të luajtura, si dhe me gjilanasit që në katër sfidat e para kanë arkëtuar 10-të pikë.

Para kësaj përballje mjaftë interesante për Gazetën inFokus ka folur mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi.

-Advertisement-

Ai ka thënë se kanë kapacitete për ta mposhtur kampionen aktuale të Kosovës, Dritën.

Normal që i gjithë ekipi beson që kemi kapacitete për ta fituar ndeshjen ndaj Dritës, mirëpo në fushë duhet me shfaqë atë që kemi treguar në këto gjashtë gjirot e para, sepse përballë kemi kampionin aktual dhe duhet shumë punë e angazhim për të arritur të triumfi”, tha fillimisht Thaqi.

Tutje ish-futbollisti i Prishtinës ka theksuar se janë maksimalisht të përgatitur për këtë takim.

Të gjithë jemi përgatitur maksimalisht për këtë takim, nesër kemi stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe presim një përballje të fortë”, deklaroi Armend Thaqi.

Ballkani – Drita, luhet të mërkurën nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera