Armend Muja i quan spekulime deklaratat e Hazirit rreth pakos së dytë të sanksioneve nga BE-ja!
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 05 September 2023
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili paralajmëroi se një pako e dytë e masave ndaj Kosovës është përgatitur.
Sipas këtij të fundit, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është në dijeni. Mirëpo, këto deklarata, deputeti Muja i quan spekulime.
“Ekziston një garë e ashpër në tregun e spekulimeve politike në Kosovë ndërmjet Skender Hysenit, Baton Haxhiut dhe Fatmir Sheholli. Kësaj ju paska bashkangjitur edhe Lutfi Haziri. Ky i fundit përfaqëson një subjekt me votues në Kosovë”, ka thënë ai për “Indeksonline.
Muja theksoi se detyrë e tij është që të bëjë minimalisht atë që e bënë parlamentarë nga gjithë vendet euro-atlantike: të komunikoj mbi destruktivitetin e Serbisë.
Ndryshe, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka deklaruar se kryeministri i vendit Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë “hy në lloç të gjallë deri në fyt” me Marrëveshjen e Ohrit.
Haziri tha dje se është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të tregoj se pse e ka futur vendin në masa të kufizimit nga Bashkimi Evropian, pasi sipas Hazirit, tashmë është fuqizuar edhe pakoja e dytë e sanksioneve e që siç tha ai, do të jetë katastrofale për të ardhmen e Kosovës.
“E rëndësishme është që Qeveria me tregu çka keni abuzu që tani Kosovën ju po e vendosni në masa të kufizimit, sepse pako e dytë do të jetë mos të them katastrofale se është e butë, për të ardhmen e Kosovës do të jetë mortale. Pakoja e dytë është e përgatitur dhe Qeveria e Kosovës është e njoftuar për fuqizimin e pakos së dytë ata po flasin për lehtësimin e pakos së parë. Është manipulative me fol për lehtësimin nga pakoja e parë kur nuk e kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për me i përmbushë obligimet që i ka ndaj marrëveshjes së tij të Ohrit që e ka realizu me ndërmjetësit ndërkombëtarë”, tha ai.
Të tjera
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...